Al Property

Me një portofol të larmishëm pronash, shërbim të personalizuar dhe një ekip agjentësh të kualifikuar, ne garantojmë transparencë, mbështetje në çdo hap dhe zgjidhje të zgjuara për blerje, shitje apo qira. AL Property është partneri juaj i besuar për investime të sigurta dhe vendime të informuara në tregun imobiliar shqiptar.

Shërbime Profesionale në Pasuri të Paluajtshme
Ofrim ndërmjetësimi të besueshëm për shitje, blerje dhe dhënie me qira të pronave, si dhe asistencë të dedikuar për investime të zgjuara në tregun imobiliar.
Konsulencë financiare dhe Ligjore
Ofrojmë konsulencë financiare në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë si dhe konsulencë ligjore për të garantuar transaksione të sigurta dhe të mbrojtura, duke siguruar mbështetje të plotë në çdo hap të procesit.
Mbështetje Noteriale Gjatë Gjithë Procesit
Sigurojmë asistencë të plotë noteriale në çdo hap të transaksionit nga përgatitja e dokumentacionit deri te finalizimi ligjor i marrëveshjes, për një proces të sigurt dhe pa komplikime.
Vlerësim i Saktë dhe i Besueshëm i Pronës
Ofrojmë shërbim të specializuar për vlerësimin profesional të pasurive të paluajtshme, bazuar në analizë të tregut, karakteristikat e pronës dhe qëllimin e transaksionit për një çmim real dhe të drejtë.
Konsulencë Teknike dhe Arkitekturore e Personalizuar
Ofrim këshillimi profesional për arredimin, riorganizimin dhe modifikimin e ambienteve, duke bashkëpunuar me ekspertë të fushës për të kthyer çdo hapësirë në një vend funksional, estetik dhe të përshtatur me stilin tuaj të jetesës.
Menaxhim i Pronave në Platforma si Airbnb dhe Booking
Marrim në dorë administrimin e plotë të pronës suaj për qira afatshkurtra në platforma të njohura si Airbnb dhe Booking – nga publikimi dhe komunikimi me klientët, deri te menaxhimi i prenotimeve, çmimeve dhe pastrimit për një përvojë fitimprurëse dhe pa stres.

Pronat më të Reja dhe më të Rekomanduara

Me ndihmën e filtrave të avancuar dhe veçorive të zgjuara, ju mund të evidentoni listimet më të fundit apo pronat më tërheqëse për blerje dhe investim. Drejtoni vëmendjen e vizitorëve aty ku ndodhen mundësitë më të mira.

Gati për të gjetur pronën e duhur? Na dërgo kërkesën tënde tani!

Plotëso formularin dhe na thuaj çfarë kërkon shtëpi për banim, ambient për biznes apo investim fitimprurës. Ne kujdesemi për gjithçka tjetër. Ekipi ynë do të kontaktojë me mundësitë më të mira, të përshtatura për ty!