


Ambient Multifunksional në Shitje – Mundësi Shumë e Mirë Investimi-Divjake
About this property
Ambient Multifunksional në Shitje – Mundësi Shumë e Mirë Investimi-Divjake Ofrohet një pronë multifunksionale me sipërfaqe totale rreth 3500 m², e konceptuar për aktivitete biznesi të ndryshme dhe me potencial të lartë zhvillimi. Ambienti përfshin një lokal me kuzhinë të kompletuar, hapësirë të brendshme funksionale në katin përdhe, si dhe një verandë të madhe në katin e sipërm, ideale për organizime, evente apo shërbim në ambient të hapur. Prona disponon gjithashtu: Oborr të gjerë të sistemuar Parking të dedikuar për klientë Kënd lojërash për fëmijë, shumë i përshtatshëm për ambiente familjare 3 dhoma pushimi në katin e dytë, të cilat mund të përdoren për akomodim. Falë organizimit të hapësirave dhe sipërfaqes së konsiderueshme, kjo pronë është ideale për restorant, agroturizëm, hotel boutique, evente familjare, biznes familjar apo investim afatgjatë.Kontaktoni për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë!

